Rreth Hernies Diskale
Hernia diskale është një gjendje patologjike që karakterizohet nga një ngushtim i hapësirës ndërvertebrore dhe dalje e diskut.
Veçanërisht të prekura janë pjesa e belit (lumbare) dhe ajo e qafës (cervikale) të htyllës kurrizore.
Një pjesë e përmbajtjes së diskut lëviz dhe depërton në indin lidhor që gjenendet aty pranë. Kjo pasohet nga zhvendosja e masës xhelatinoze, e cila shtyp në këtë mënyrë palcën e kurrizit ose rrënjët e nervave. Për shkak të një dobësimi të unazës fibrotike ajo formon një gungë që del jashtë shtyllës kurrizore. Unaza fibrotike mbetet e paprekur, në disa raste ajo mund të shkaktojë dhe crregullime neurologjike.
Hernia diskale mund të jetë e lidhur me një dobësi të indit lidhor, si pasojë e mosheës ose e mbingarkesave mekanike, që mund të shkaktojnë një lëvizje të bërthamës së diskut. Pjesa më e madhe e hernieve diskale shfaqen në pjesën e belit (lumbare) të shtyllës kurrizore.
Pyetjet më të shpeshta :
SHKAQET :
- NDRYSHIMET DEGJENERATIVE NDËRVERTEBRORE APO DHE NGA TRAUMA TË NRYSHME.
- MBINGARKESAT MEKANIKE MBI SHTYLLËN KURRIZORE
- DEGJENERIM I DISQEVE
- HIPOTONIA
- OBEZITETI
- TRAUMAT SPINALE
FAKTORË RISKU :
- MOSHA
- DUHANPIRJA
- PESHA
- GJATËSIA
- PROFESIONI
SIMPTOMAT :
- Shumica e hernieve disakale ndodhin në pjesën e poshtme të shpinës pra në atë lumbare por mund të ndodhin edhe në pjesën cervikale. Herniet torakale janë të rralla.
- Dhimbje në krahë ose në këmbë: Nëse hernia disakale ju prek pjesën e poshtme të shpinës, do të ndjeni dhimbje në vithe, kofsht dhe pulpë. Mund të keni dhimbje edhe në një pjesë të këmbës.
Nëse është në qafë do të ndjeni dhimbje në shpatull ose krah. Kjo dhimbje mund të godasë në krahun ose këmbën tuaj kur kolliteni, teshtini, ose lëvizni në pozicione të caktuara. Dhimbja shpesh përshkruhet si e mpreshte ose djegëse.
Mpirje ose ndjesi shpimi gjilpërash: Kjo mund të ndodhë kur një hernie disakale shtyp palcën kurrizore ose nervat që dalin nga palca kurrizore. Kjo ndjesi mund të hapet përgjatë nervit në krahë ose në këmbë.
Dobësi të muskujve: Kur një hernie disakale shtyp një nerv, muskujt e lidhur me nervin mund të dobësohen. Kjo mund të shkaktoj pengesë gjatë ecjes.
Dhimbje: Zakonisht dhfaqet në shpinë dhe mund të përhapet në krahë ose në këmbë. Mund të jetë therëse ose djegëse.
SI TA PARANDALOJMË?
- Përdorimi i teknikave të duhura për ngritjen e sendeve të rënda.
- Shmangia e lëvizjeve të dhimbshme dhe konsultimi i menjëhershëm me mjekun nëse shfaqen simptoma.
- Menaxhimi i peshës.
SI TRAJTOHET ME FIZIOTERAPI HERNIA DISKALE ?
Qëllimi i trajtimit:
- Lehtësimin e dhimbjeve.
- Rikthimin e pacientit në aktivitet e jetës së përditshme.
Trajtimi varet gjithmonë nga grada e saj dhe gjendja e pacientit.
Fizioterapia synon në uljen e dhimbjes së pacientit, reduktimin e komprimimit të rrënjëve nervore dhe rikthimin e pacientit në aktivitetet e jetës së përditshme.
Kjo arrihet nëpërmjet teknikave miofasciale dhe modaliteteve fizioterapeutike.
Një rol kryesor në qetësimin e dhimbjeve e luan edhe edukimi i pacientit, ku këshillojmë pacientin për mënyrën se si duhet të qëndrojë ulur, shtrirë, gjatë orarit të punës, si duhet të kryej veprimtari të tjera të jetës së përditshme pa e shtuar dhimbjen dhe dëmtimin aktual të pacientit.