HUMBJA E LORDOZES CERVIKALE
Çfarë është: Kolona vertebrale përbëhet nga tre kurba fiziologjike që i japin asaj forcën dhe fleksibilitetin. Një “lordozë cervicale” e shëndetshme i referohet kurbës natyrore të shtyllës kurrizore në pjesën cervicale. Çrregullimet në këto kurba sjellin discomfort dhe mund të bëhen shkak për patologji të ndryshme. Kur ndodhet humbja e lordozës së qafës, qafa mund të bëhet anormalisht e drejtpërdrejtë.
Shkaqet: Humbja e lordozës cervicale mund të vijë nga shkaqe të ndryshme, por kryesisht buron nga mbajtja e një posture të gabuar gjatë jetës së përditshme dhe nga dobësimi i muskujve me kalimin e kohës.
Pyetjet më të shpeshta :
SIMPTOMAT :
- Simptomat: Në fillim, pacienti ndien dhimbje të vazhdueshme në qafë për shkak të tensionit të muskujve, por me kalimin e kohës simptomat mund të përkeqësohen. Fillimisht, vërehet ndryshimi në posturën e shtyllës kurrizore cervicale, ku qafa mbahet e drejtpërdrejtë dhe koka mbahet përpara.
Humbja e lordozës cervicale:
- Shqetëson të gjithë biomekanikën e shtyllës kurrizore duke dobësuar muskujt,
- E bën më të ndjeshme ndaj lëndimeve,
- Nuk lejon që kolona cervicale të mbështesë kokën në mënyrë të barabartë,
- Rrit presionin mbi diskët intervertebralë, duke ndikuar në përshpejtimin e procesit të degjenerimit të diskëve.
Kjo çon në shfaqjen e simptomave të tjera neurologjike, pra me origjinë nervore si:- Dhimbje koke
- Marramendje
- Nause (ndjenja e të vjellës)
- Humbje ekuilibri
- Mpirje që mund të referohet te bërryli ose te gishti
DIAGNOSTIFIKIMI :
Diagnostikimi i humbjes së lordozës cervicale bëhet përmes ekzaminimit fizik dhe imazherisë. Gjatë ekzaminimit fizik, pacienti shpjegon simptomat, ndërsa specialisti shqyrton muskulaturën, posturën dhe kryen testet dhe matjet e nevojshme të muskujve. Nëse specialisti e gjykon të arsyeshme, ai mund t’ju referojë për ekzaminime të tjera imazherike si radiografi ose rezonancë magnetike (MRI).
SI TRAJTOHET :
- Dhimbje në krahë ose në këmbë: Nëse hernia disakale ju prek pjesën e poshtme të shpinës, do të ndjeni dhimbje në vithe, kofsht dhe pulpë. Mund të keni dhimbje edhe në një pjesë të këmbës.
Nëse është në qafë do të ndjeni dhimbje në shpatull ose krah. Kjo dhimbje mund të godasë në krahun ose këmbën tuaj kur kolliteni, teshtini, ose lëvizni në pozicione të caktuara. Dhimbja shpesh përshkruhet si e mpreshte ose djegëse.
Mpirje ose ndjesi shpimi gjilpërash: Kjo mund të ndodhë kur një hernie disakale shtyp palcën kurrizore ose nervat që dalin nga palca kurrizore. Kjo ndjesi mund të hapet përgjatë nervit në krahë ose në këmbë.
Dobësi të muskujve: Kur një hernie disakale shtyp një nerv, muskujt e lidhur me nervin mund të dobësohen. Kjo mund të shkaktoj pengesë gjatë ecjes.
Dhimbje: Zakonisht dhfaqet në shpinë dhe mund të përhapet në krahë ose në këmbë. Mund të jetë therëse ose djegëse.